Ja kush është koreografi i famshëm Shqiptar që emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental…

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është emëruar pasditen e somte drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ai është Gjergj Prevazi. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi mënjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Koreografi Gjergj Prevazi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta ai i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë.

Më pas artisti bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Më 1997 ai bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre.

Ai është koreografi i parë shqiptar që ka eksperimentuar dhe lëvruar stilin Dance Theatre, me të cilin e çoi teatrin dhe lëvizjen skenike shumë hapa para duke pashkë punuar me regjisorë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj, dhe duke u bërë pjesë e projekteve dhe shfaqjeve si “Shtrëngata 1988”, “Stinë e mërzitshme në Olimp Pallati i ëndrrave 2001”, “Oresti 2004”, “Opera për tre grosh 2009, “Medea 2006” projekte shumë të rëndësishme këto në hapësirën shqipfolëse.

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Zjarr Tv Ad