Ja kush janë dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e pasurisë

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë dërguar kërkesë për deklarim pasurie dy personave në Durrës dhe Elbasan. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e OFL, Eljesa Breca tha se bëhet fjalë për shtetasit:

– P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Tra fik i qenieve njerëzore”.

– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për tra fikim nar kotikësh.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”, tha zëdhënësja.

Pas vlerësimit nga ana e SPAK, do ti kërkohet Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Zjarr Tv Ad