Ja kush janë gjyqtarët që do shqyrtojnë ankimimin për Enkelejda Hoxhën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hidhet shorti në Apel për të përcaktuar trupën gjykuese që do të jap vendimin ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Bëhet me dije se trupa e gjyqtarëve për gjykimin e Hoxhës do të bëhet nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Ato do të gjykojnë ankimimin në Apel të gjyqtares Hoxha, mjekut Edvin Priftit dhe 9 të tjerëve, të arrestuar me urdhër të SPAK disa javë më parë.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Zjarr Tv Ad