Jozefina Topalli zbulon 2 qarqet e tjera ku do të kandidojë përveç Tiranës dhe Shkodrës…

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, ka treguar se cilat janë dy qarqet e tjera përveç Tiranës dhe Shkodrës, ku ajo do të kandidojë në 25 prill.

Topalli shprehet se; me shumë mundësi do të zgjedhi Lezhën dhe Durrësin.

Ish-kryeparlamentarja, nuk pajtohet me hipotezën se shumë vota nga e djathta do i kalojnë asaj, ndaj tha se pret më shumë vota nga zona gri, që është e zhgënjyer me të treja partitë e mëdha.

Topalli: Dua të shfrytëzoj maksimalisht të drejtat që më jep kushtetuta për të mbledhur vota. Përveç Tiranës dhe Shkodrës, mund të zgjedh dhe Lezhën e Durrësin. Duke pasur gjithmonë një besim të fortë që të mos dyshojnë kurrë që edhe një grup i vogël njerëzish mund të ndryshojnë të ardhmen e vendit. Unë nuk i heq asnjë votë asnjeriu. Votat që do marrë unë janë vota që nuk shkojnë kurrë te Basha. Ata janë persona që mund të rrinë në shtëpi, e unë i bëj thirrje të dalin në votime. Nëse janë kundër Ramës dhe të gjithë krerëve të tjerë, Meta apo Basha. Ata të dëshpëruar mund të rrinë në shtëpi, por ky është nderi më i madh që i bëjnë këtyre të treve. Vota e tyre është votë proteste kundër qeverisë dhe opozitës, që në thelb janë njësoj.

Zjarr Tv Ad