Ja përgjigja Nishanit që i jep Shahinit

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas deklarimeve të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila atakonte opozitën së e kishin sulmuar për shkak të dialektit.

Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish-Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo!

Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.

Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.

Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të.

Image

Zjarr Tv Ad