Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
“Ju sfidoj të më gjeni qoftë edhe një provë abuzimi”, tha një ditë më parë ministrja e Financave, njëkohësisht drejtuese e Bordit të Transparancës, për çmimin e naftës.
Indikatorë të shumtë tregojnë se bordi po favorizon kompanitë e naftës dhe jo qytetarët.
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të mërkurë çmimin e karburanteve.
Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 221 lekë/litri, benzina 204 lekë/litri dhe gazi me 73 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.