Një grup ekspertësh dhe studiuesish të fosileve prej kohësh po përpiqen të kuptojnë sesi kanë qenë dinozaurët dhe si kanë jetuar. Ata kanë gjetur mënyra për të kuptuar të shkruarën mijëravjeçare të këtyre krijesave duke u perpjekur t’i lënë pak vend imagjinatës njerëzore.
Për dinozaurët dimë që kanë qënë krijesa gjigante dhe të magjishme, por nuk dimë shumë për pamjen e tyre, për mënyrën sesi kanë jetuar.
Karen Chin, një studiues fosilesh për 25 vite u shpreh se nëse fosilet janë të ruajtuara mirë mund të zbulohen se me çfarë janë ushqyer këto krijesa. Kështu nga studimet e bëra, Chin ka prova që dinosaurët ushqeheshin me dru, kryesisht në disa sezone. Në vitin 1970 një tjetër studiues zbuloi vezë fosile, të cilat ishin skelete bebesh, adoleshentësh dhe të rriturish, gje që dha mundësinë të kuptohej sesi ishte te lindje dhe të rriteshe si dinozaur.
Pak dihet për lëkurën e tyre, por studiuesi Berret shprehet se lëkura e tyre ka qenë me luspa, si ato të krokodilit. Duke studiuar kafkat e këtyre krijesave mund të kuptohen zhurmat që ato bënin. Mbetjet fosile të gjurmëve të tyre po krahësohen me gjurmë të ngjashme të këtyre krijesave dhe kështu mund të zbulohet sesa shpejt ato vraponin.
Dinozaurët ishin krijesa të verteta që jetuan shumë më para sesa njerzit të vinin në tokë. Sot me studimin e fosileve, me anë të metodave kompjuterike njerëzimi gjithmonë e më shumë po kupton sesi kanë qenë dhe kanë jetuar ata.