Lidhja mistike mendje-trup ka intriguar njerëzimin që në kohën e grekëve të lashtë, më Ipokratin kryesisht, për të cilin endrrat ishin një fenomen i denjë për të ngjallur interes të madh. Për Freud, nëse mund të përmbledhim mendimin dhe filozofinë e tij në një fjali, mund të përkufizohet shumë mirë në “ëndrrat janë dëshira dhe impulse”.

Por sot, shkenca konfirmon një tjetër teori mbi veprimtarinë onirike, sipas së cilës ëndrrat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Është Universiteti i Kalifornisë në San Diego që ka kryer disa teste mbi kreativitetin mbi disa grupe vullnetarësh. Rezulton se performanca e njeriut përmirësohet deri në 40% pas një gjumi ku arrihet faza REM, pra ajo fazë ku takojmë ëndrrat. Sipas kërkuesve, gjatë kësaj faze krijohen lidhje të reja cerebrale që ripërpunojnë informacionet, prej nga ku lindin idetë e reja dhe zgjidhjet e problemeve.

Ndërsa, sipas Universitetit të Berkeley që ka vrojtuar me rezonancën magentike funksionale këtë fazë të gjumit, zona e trurit që kontrollon emocionet është më pak reaguese. Kjo sipas studiuesve do të thotë se ëndrrat lëmojnë intensitetin emocional të ngjarjeve, kështu kujtimet që i ndeshim në ëndrrat tona bëhen më neutrale duke lehtësuar ndjeshëm përjetimet e eksperiencave negative