“Jam mbesa e Çerçiz Topullit”, demokratja shkrin së qeshuri Berishën në Kuvend: Dua të bëhem kryetare e Bashkisë Gjirokastër, po nuk më kandiduat …

0
391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga delegatët e Partisë Demokratike ka shkrirë së qeshuri të gjithë të pranishmit në stadiumin “Air Albania”. Enkeleda Mushi kishte ardhur sot nga Gjirokastra në mbështetje të Berishës por synimet i kishte mjaft të qarta. Në fjalët që tha nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Mushi tha se ajo dëshiron të bëhet kryetarja e Bashkisë Gjirokastër.

“Jam nga ato që në Kuvendin e kaluar nuk fola. Mu mohua fjala e lirë. Falenderoj Berishën që kthehu fjalën e lirë në PD. E falenderoj për gjithçka bëri dhe gjithçka që do të bëjë. Kam shumë emocion, kam dy javë që e përgatis fjalimin, çdo mëngjes që më del gjumi dhe tani e harrova por do them çfarë më vjen për mbarë. Jeni më të bukurit që prej këtej, edhe pse me syze ju shoh shumë mirë. Ju falenderoj sepse keni bërë gjënë më të bukur pas asaj që bënë studentët e dhjetorit. Jam shpresëplotë edhe pse jam ëndërrimtare dhe njeri që ka besim që çdo gjë shkon mirë. Dita dhe momenti erdhi dhe nuk duhet ta lëshojmë. Duhet të jemi ata që ta çojnë përtpara këtë foltore. Ndihem e vlerësuar që mu dha fjala. Jam e lumtur., Dua të ndihem kështu në të gjithë vitet e jetës që më kanë mbetur. Jam nga ato PD-istet që mbetem PD-iste deri në vdekje, nuk ju hiqem kurrë. Unë jam një pinjolle e një familje të njohur. Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Të cilët dhanë jetën që Shqipëria të jetë kjo që është sot. Kokalari tregoi sot që gjirokastritët janë demokratë dhe jo ashtu siç etiketohen si të majtë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time si kryetare bashkie në Gjirokastër, do kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryebashkiakut të sotëm të Gjirokastrës që do të ta marrë karrigen. Do bëj siç bëri një nga xhaxhallarët e mi. Unë jam një Trumpiste e thekur. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti Presidentin Trump. Kam bërë debat me shumë persona të PD. Në zgjedhjet e 2024, PD të jetë mbështetëse e Presidenti Trump. AI ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Sorosit për shkatërrimin e demokracive në Shqipëri. Zoti Berisha, do të doja të ngrihet pranë PD një strukturë e posaçme kundër korrupsionit, jam e gatshme të jap kontributin tim dhe të vetëofrohem. Ka plot njerëz të ndershëm që mund ta bëjnë këtu. Ju dua shumë jeni më të mirët,”- tha Mushi.

Zjarr Tv Ad