“Janë burrë e grua e kanë 3 fëmijë”, Baton Haxhiu tregon çfarë i ka thënë në tavolinë Metës

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Baton Haxhiu mori në analizë çiftin Ilir Meta – Monika Kryemadhi.

I ftuar në Opiniob, Haxhiu u shpreh se është kundër trajtimit që Meta po i bën Kryemadhit publikisht.

“I kam pasur dy momente me miqësinë e familjes Meta dhe nuk e mohoj që i kam pasur shumë miq. Kam qenë shumë kundër që Monika të hynte në politikë atëherë kur Ilir Meta ia imponoi. Ia imponoi si pjesë të saj, si njeri të dytë etj. Jam shumë kundër me atë që po bën Ilir Meta sot.

Jam shumë kundër për arsye se trajtimi i Monikës në këtë mënyrë çfarë po i bën Ilir Meta, ia kam thënë edhe në tavolinë, po ia them edhe publikisht, është krejtësisht gabim.

Në këtë rast jam me Monikën. Nuk besoj se Monika është ndonjë politikane e jashtëzakonshme, por po them atë që duhet. Nuk duhet të vijë deri në këtë pikë Iliri ta trajtojë pjesën e familjes së tij ashtu siç e bën në publik”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Meta është në grahmën e fundit të jetës së tij politike.

Ai tha se nuk e pranon gjuhën që ish-presidenti ka me Kryemadhin duke u shprehur se gjërat mund t’i zgjidhin edhe privatisht në shtëpi.

Sipas Haxhiut, Meta ka marrë anën e SPAK sepse ka deklaruar publikisht për Kryemadhin dhe të tjerët që “ata janë mjaftueshëm të rritur dhe unë nuk jam këtu që të fal ose mbroj gabimet e të tjerëve”.

“Nuk flitet për grua ashtu. Jam konservativ në këtë pikë. Nuk e pëlqej Monikën politikisht, por këtë rast jam me Monikën”, shtoi Haxhiu.

Zjarr Tv Ad