“Janë të neveritshëm”,Manjani: Injoroj teoritë që Berisha na qenka njësoj si Basha, padyshim bashizma të dëshpëruara

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

Pranoj pa shumë rrezistencë kritikën që i bëhet Sali Berishës sot. Padyshim kritika është gjithmonë e merituar.

Por që të më mbushë mendjen Basha, se me demek u dashka hetuar Berisha për krimet e qeverisë së Tij, ku vetë Basha ka qenë i pandehuri zyrtar i asaj qeverie, nuk ka shans.

Sepse e mira e do në fakt që ato krime duhen rihetuar për të gjithë ata që i mbyllën dosjet me procedurë e me hile. Dhe po, Saliu duhet të dëshmojë proceduralisht përse e mbrojti të pandehurin Basha dhe ministrin e brendshëm të 21 janarit.

Patjetër që po.

Por mendjen nuk ma mbush dot boshi, i pandehuri kronik Lulzim Basha.

As të më mbushin mendjen AliBashët se PD nuk u bashkoka rreth Berishës, nuk ka shans. Sepse Alibashët janë përçarja.

Ashtu siç zhulsat e zbokthi mediatik i ish PD që mbrojnë blindimin e partisë dhe dhunën kundër anëtarëve të saj, nuk ka asnjë shans.

Natyrisht injoroj teoritë që Berisha na qenka njësoj si Basha. I injoroj sepse këto janë Bashizma të dëshpëruara.

Berisha përshkak të limiteve biologjike edhe mund të mos fitojë zgjedhje, por humbësit kronikë që të vetmet fitore në jetë i kanë nga Berisha, rrefuzoj ti dëgjoj.

Mosmirnjohja është ligësi.

Janë të neveritshëm.

*****
Ndërkohë Berishës unë sot i kërkoj organizimin e koordinuar të OPOZITARIZMIT.

Boll me Bashën, AliBashët, zhulin e zbokthin përreth tyre.

Zjarr Tv Ad