Japonia kërkon punëtorë

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Japonia është një prej vendeve me ekonominë më të fortë në botë, e bazuar te manifaktura, por që po përballet me plakjen e pandalshme të popullatës dhe me një borxh publik rekord. Por mungesa e krahut të punës e vështirëson akoma edhe më shumë këtë situatë. Për pasojë, kanë filluar shenjat e para të rënies ekonomike dhe demografike. Për këtë, qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore. Sektorët ku vihen re mungesa të punonjësve janë ato të ndërtimit, shëndetësisë, por edhe teknologjisë. Qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe është e gatshme të shpenzojë 50 milion euro për integrimin e të mbërriturve të rinj në rreth 100 komunitete, për procedurat, kurset e gjuhëve, ndihmën mjekësore e shkollore për fëmijët e emigrantëve. Ky plan është i vlefshëm për personat që do të mbërrijnë në Japoni nga 11 vende të botës, ku fluksin më të lartë pritet ta kenë Filipinet, Vietnami dhe Mianmari.

 

Zjarr Tv Ad