Japonia rinis gjuetinë e balenave pas 30 viteve moratorium

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Japonia pas 31 vitesh ka ligjësuar gjuetinë e balenave për qëllime konsumi dhe jo vetëm studimi. Deri në fund të vitit, ekspeditat lokale planifikojnë të kapin dhe vrasin rreth 227 gjitarë deti. Kritikët druhen se vendimi do të rrezikojë zhdukjen e species së balenave.
Pas më shumë se tri dekadash, peshkatarët japonezë kanë nisur gjuetinë e balenave për qëllime tregtare.
Ekspeditat pasuan vendimin e shumëkritikuar të fundvitit të kaluar që Japonia të tërhiqej nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Balenave.
Tetë anije lundruan të hënën nga portet veriore dhe jugperëndimore të Japonisë me objektivin për të vrarë rreth 227 gjitarë të mëdhenj të detit përpara vitit 2020.
Një balenë e llojit “Minke” u kap që në orët e mesditës, me peshë 5,6 tonë dhe gjatësi mbi 8 metra.
Në qytetet portuale të vendit, qytetarët e mirëpritën vendimin dhe e shohin si kthim te tradita e vjetër 400-vjeçare.
Kryetari i shoqatës për kapjen e balenave thotë se me kuotat e vendosura nga shteti, asnjë specie balene nuk rrezikon zhdukjen për 100 vitet e ardhshme.
Mishi i balenave në Japoni në vitet 1960 të pasluftës ishte burim i rëndësishëm i proteinës, dhe atëkohë konsumi i brendshëm vjetor shkonte deri në 200 mijë tonë.
Që nga moratoriumi i vitit 1986, konsumi i mishit të veçantë ka rënë në 5 mijë tonë në vit, ndërsa aktivistë dhe organizata ndërkombëtare druhen se me shtimin e gjuetisë, speciet e gjitarëve të mëdhenj do të shfarosen.

Zjarr Tv Ad