Jashtë sallës së Kuvendit, çfarë po bëjnë Braçe dhe Salianji pas sherrit

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shoqëruar me përplasje të forta seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti i PD-së,  Ervin Salianji tentoi të përplaset fizikisht me deputetin e PS, Erion Braçe.

Nëse nuk do të kishte ndërhyrë garda kjo situatë mund të kishte sjellë një konfrontim fizik mes tyre. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua deputetit të PS, Erion Braçe duke i thënë se është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ,” tha Salianji.

Kjo deklaratë e Salianjit ka agravuar situatën. Ndërkohë vetëm pak momentë pas debatit duket se gjithçka është qetësuar. Të dy deputetët janë shfaqur jashtë sallës së Kuvendit.  Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme deputeti i PS-së Erion Braçe është parë nën shoqërnë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke biseduar, ndërsa deputeti i PD-së Ervin Salianji shfaqet në foto teksa po largohet nga Kuvendi./Opinion.al

Zjarr Tv Ad