Javën e ardhshme Komisionet mund të kthehen fizikisht/ Taulant Balla: Të gjithë deputetët të vaksinuar me dy dozat…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një deklaratë për mediat u shpreh se komisionet parlamentare javën e ardhshme, do të mund të jenë fizikisht dhe se pjesëmarrja në seanca nuk mund të kryhet nëse deputetët nuk janë të pajisur me certefikatë vaksinimi. Balla theksoi se pavarësisht se nuk ka kontaktuar me kolegë të PD, ka pasur një dakortësi sa i përket respektimit të rregullave minimale nëpër mbledhje sic është: vaksinimi me dy doza vaksine, distanca apo masa të tjera minimale.


Si do të procedohet tani që kemi një debat me opozitën?

“Mendoj se ju gazetarët keni akses të zbardhja e mbledhjeve dhe ne kemi diskutuar mënyrën e mbledhjeve, ajo e fundit e javës së shkuar ku ka prehaluar nevoja e sensibilizimit që në seanca parlamentare të jenë të pajisur me certifikata vaksinimi.

Ju them me përgjegjësi që kam ushtruar aktivitetin tim dhe kërkesën legjitime dhe pjesa më e madhe deputetëve kanë kryer të dy dozat, atya që nuk i kanë kryer janë akoma brenda afateve. Me PD për këtë cështje ka pasur dakortësi që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancën dhe të gjitha rregullat e tjera minimale. Koha e fituar kete javë ishte sepse axhenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e PD, unë e kuptoj që hallet brenda në shtë[i i bën që të krijojnë probleme të panevojshme. Komisonet online janë një praktikë qe do vijojë, seancat dëgjimore apo cështje qe kërkojnë debat të zgjeruar.

Për ta konkluduar do u bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, që kjo cështje është mëse e qartë dhe të kryejnë detyrimin qe ka cdo qytetar për vaksinim më dy doza dhe për javën tjetër konferenca Komisioni i kryetarëve do japë dritën jeshile dhe pjesëmarrja do jetë padyshim me këto masa. Nuk kam pasur kontakt me kolegë të PD por kemi rënë dakort që pjesëmarrja do të jetë e tillë, përjashtuar rastet e veçanta që zotëron udhëzim nga mjeku. Komisionet mund të rikthehen javen e ardhshme. Ajo teoria qe ne kemi frikë nga debati janë histori që duhen lënë mbrapa me detyrat që ka parlamenti me monitorimin e shumë cështjeve”-u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad