Për shpalljen e Berishës non-grata nga Britania e Madhe ka reaguar edhe Grigels Muçollari,anëtar I Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Postimi i tij:
Për sa kohë nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton fajësinë e Sali Berishës, këto gjëmimet në qiell të hapur janë amnisti për Edi Ramën. Nëse do të kishte një provë të vetme kundër Sali Berishës, do ta kishin nxjerrë me kohë kundërshtarët e tij dhe nuk do ta kursenin. Unë i qëndroj asaj që kam thënë që në krye të herës: Je suis non grata!
Pa prova e fakte, edhe unë përfundoj “non grata”. Pa të vërtetën, edhe unë bëhem i padëshirueshëm. Për sa kohë Rama, Veliaj, Ahmetaj, Beqaj, Gjiknuri e Manja, kryebashkiakët dhe deputetët e tyre janë “grata”, unë mbetem “non grata”. Mbështetja popullore për Sali Berishën dhe rikthimi i tij me votë në drejtimin e PD-së i ka mërzitur “gratat”, por i ka kthyer vendit opozitën.
Për këtë ju falenderoj! Thank you! “Je suis non grata”!