Jelekverdhët sërish në marshim

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jelekverdhët francezë nisën të shtunën për herë të 17-të marshin kundër politikave qeveritare dhe të presidentit Emanuel Makron, duke eksploruar mënyra të reja për të treguar revoltën e tyre.  Një javë para skadimit të ultimatumit dhënë kreut të Elizesë dhe qeverisë së tij, organizatorët u mobilizuan si asnjëherë më parë në tri fronte të ndryshme, me ulje masive përgjatë sheshit të Kullës Efel, dhe me manifestime në aeroportin “Sharl dë Gol” të kryeqytetit.  Organizatorët e kanë konsideruar javën e 17-të një fundjavë vendimtare para asaj të 16 marsit, kur edhe përfundon zyrtarisht i ashtuquajturi “Debati i Madh Kombëtar”.  I shpallur nga presidenti Makron në mesin e janarit, diskutimet e gjera kanë pasur si fokus marrjen e mendimeve të qytetarëve se si mund të përmirësohet qeverisja e vendit.  Lëvizja anti-qeveritare me kalimin e muajve e ka humbur mbështetjen e gjerë që u pa veçanërisht nëntorin e kaluar, kur mbi 280 mijë persona iu bashkuan kauzave të tyre për çmimet e karburanteve, rritjen e mirëqenies sociale dhe mosfavorizimin e elitës ekonomike.  Një javë më parë, ky numër në rang kombëtar zbriti në rreth 40 mijë protestues, nga të cilët vetëm 4 mijë u raportuan në Paris.

Organizatorët thonë se rol në shkurajimin e protestuesve ka luajtur edhe dhuna e ushtruar nga forcat e policisë, që u denoncuar këtë javë edhe nga Kombet e Bashkuara.  Sipas statistikave zyrtare prej 17 nëntorit, përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë plagosur mbi 2 mijë persona dhe mbi 8,500 të tjerë janë arrestuar, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e incidenteve të ndryshme.

 

Zjarr Tv Ad