Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi kundërshton mënyrën se si u zgjodhën një ditë më parë katër koordinatorë të Rithemelimit që do të merren me organizimin e partisë.
Gjatë një interviste në “Breaking” Top News, ai thotë se opozita duhet të organizohet pasi nuk mund të vijojë më me zgjedhje të njëanshme.
I pyetur se si duhet t’a vijojë opozita aksionin në Kuvend, ai tha se dy rrugët që kanë mbetur janë ngujimi ose greva e urisë.
Si do të vijojë me aksionin në Kuvend? Ju jeni dënuar sërish për seancat parlamentare…
Mazhoranca tjetër gjë thotë në Bruksel, tjetër gjë thotë në Tiranë. Atje thonë ‘do ulemi, do dialogojmë, ccfarë të doni’. Kur vijnë në Tiranë thonë “këto ishin për në Bruksel, këtu jemi në Tiranë”. Kjo situatë kërkon agravim. Ose ngujim, ose grevë urie. Fry bilbil dhe dënohu nuk sjell ndonjë gjë të re. Pjesa tjetër është, a vuajnë dhe njerëzit nga hallet apo problemet apo jo. Ne po vuajmë nga sindroma e “shqiptarit”. Situata është anormale, pyetja është a e duan dhe njerëzit agravimin e situatës apo jo. Nëse njerëzit thonë që “na duhet vetëm buka me djathtë”, ta lëmë këtë punë, të marrim atë rrogë dhe dy vjet dhe të ikim. Me bilbila, fërshëllima dhe pankarta, nuk mund ta ccojmë më Parlamentin.
Kryesia e PD-së ka caktuar katër koordinatorë, keni një koment?
Ne nuk kemi pasur ftesë për mbledhjen e kryesisë. Nuk e di që janë vendosur koordinatorë. Mendoj se duhet të kishte një koordinim edhe me grupin tjetër. Meqenëse kryesia e ka parë të arsyeshme që duhet të jenë vetëm këta të katër, duhet të presim njëherë ccfarë do ndodhë në ditët në vijim. E keqja e PD-së nuk është vetëm cckoordinimi i organizuar që bëhet në Parlament, por edhe cckoordinimi i organizuar që bëhet në jetën partiake. Në qoftë se flitet për bashkim dhe interesa të përbashkëta, duhet të ketë koordinim edhe sa i përket vijës së partisë. Është e kotë që penalizohemi të gjithë bashkë në Parlament, ndërsa sa i përket jetës së partisë mbajmë qëndrime të ndryshme. Nëse vazhdojmë kështu mendoj se nuk do ti bëjmë kurrë pjesë demokratët, nuk do ti bëjmë pjesë kurrë atë pjesën gri, aq më pak të merresh me socialistët e pakënaqur. Mënyra kaotike si po veprojmë ne, ku njëri ikën në Amerikë, njëri dënohet, një tjetër bën protestë dhe ca të tjerë zgjidhen koordinatorë, kjo është si han pa porta. Opozita ka nevojë për një koordinim tjetër, ka nevojë për të ngritur strukturat me gjithëpërfshirje. Nëse do vijojnë strukturat me njëanshmëri, nuk kemi gjë në vijë.
Nëse do kishit ftesë, do të përfshiheshit? Ju nuk njihni Berishën si kryetar, por Berisha njeh Bardhin si kryetar të grupit parlamentar…
A e njohim për lider? Besoj se po. A e njohim si kryetar? Kjo është gjë tjetër. Ne nuk jemi bërë kurrë pjesë e proceseve që ai ka përvijuar nga shtatori i 2021. Lushnja ka qenë fituese absolute në 2021, pse duhet të ishte i nevojshëm reformatim i kësaj dege që ishte fituese. Sot Lushnja është ccorap. E di kush është më e keqja? Demokratët e bazës thonë “nëse nuk bashkohemi, është e kot që na thërrisni”. Ka 10 vjet që Luli merr lekët e zgjedhësve dhe demokratët harxhojnë lekët e kalamajve.