“Jemi ca legena brekëgrisur, që duhet të…”/ Shpërthen Andi Bushati: Shqiptarët po trajtohen si dele idiote!

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi sot në një intervistë për Top Channel, se SHBA-të do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga studio e OPEN, Andi Bushati u shpreh se “shqiptarët po trajtohen si dele idiote”.

Sipas analistit, nëse Sali Berisha rikthehen në skenën politike, gjërat do të ndryshojnë, pasi sipas tij, SHBA ka dhënë shembuj se bashkëpunon edhe me personat “non grata”.

“Nuk mund ta vendosë një ambasador këtë. Unë të dhashë dy shembuj që eprorët e kësaj zonjës janë ulur me Dodikun, të shpallur “non grata” në 2017. Kjo është, t’i trajtosh shqiptarët si dele idiote. Ne jemi ca legena brekëgrisur, që duhet të varemi tek brekushet e Amerikës. Tani unë e mbyll gojën. Kur Amerika na thotë se zgjedhjet janë të ligjshme dhe Rama është i ligjshëm, unë të mbyll gojën. Kur na thotë për Kushtetuesen e për drejtësinë, ta mbyll prapë gojën unë?

PD duhet të nxjerrë kryetarin e saj të ndritur dhe të thotë se mua më ka thënë Amerika se Edi Rama është legjitim”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad