“Jemi m*t komision”/ Sherri nga Kuvendi zhvendoset tek “Ligjet”, ndërpritet mbledhja

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve demokratë dhe kryetares socialiste të komisionit Klotilda Bushka.

Deputetët e PD kanë kërkuar lloogari pse u përjashtuan me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare pa u thirrur në komision, ndërsa Bushka u ka kërkuar që të kërkojnë falje për dhunën e regjistruar ditën e djeshme në Kuvend. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe deputeti Bledion Nallbati, i cili ka kërkuar fjalën, pasi u përmend për grushtin e djeshëm, por Bushka nuk ia ka dhënë.

Bushka ka ndërprerë mbledhjen pas debateve të forta.

Debati:

Korreshi: Ti ke kaluar tek antiligjori. Na keni hequr 10 ditë pune, dhe as nuk na keni thërritur, unë njoftohem 12 minuta përpara nga një që shet byrekë, dhe nuk më vjen as materiali… A jemi një m*t komisioni Ligjeve apo çfarë jemi?

Klodtilda Bushka: Zoti Korreshi ju tërheq vëmendjen për etikën, mu drejto me ju dhe jo me ti. Ruaj etikën se të ndërpres fjalën, për shkeljet e mia drejtohuni organeve përkatëse. Nuk e ke për procedurë fjalën.

Klotilda Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë.

Klotilda Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua.

Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.

Zjarr Tv Ad