Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Mësohet se Admir Abrija i ka dorëzuar dorëheqjen Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Vendimi i tij për tu larguar nga detyra do të shqyrtohet në mbledhje qeverie.

Admir Abrija mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve prej dhjetorit të vitit 2021.

Por, kush është Admir Abrija?

Admir Abrija ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës. I diplomuar për drejtësi, Abrija ka edhe licensën e avokatit. Ai ka punuar si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999, dhe më pas është bërë zëdhënës i këtij institucioni.

Më vonë, ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Ai ka shërbyer edhe në radhët e policisë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtuesit, mes të cilave edhe Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër.

Më tej, Admir Abrija u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku kishte nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimit. Pas këtij posti, ai do të emërohej si Prefekt i Tiranës, ndërsa sot i është besuar Drejtoria e Burgjeve.

Zjarr Tv Ad