Jepen masat për 7 të arrestuarit me 61 kg kanabis, shisnin edhe armë zjarri

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Durrësit lë në burg 7 trafikantët e arrestuar tre ditë më parë gjatë tentativës për të transportuar 61.5 kilogram kanabis me tre makina nga Vora në Fushë-Krujë.

Gjykata ka lënë në burg Korab Calën të konsideruar si drejtuesi i këtij grupi kriminal, që sipas hetimeve merrej edhe me shitjen e armëve.

Në masën arrest me burg janë lënë edhe të arrestuarit e tjerë, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala dhe Alfred Sefa.

Mbi ta rëndojnë akuzat “Trafikimi i armëve dhe Municioneve”, “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Korab Cala, me banim në lagjen Ali Demi të Tiranës rezulton se merrej edhe me tregtinë e armëve. Në përgjime ai është kapur duke thënë se “kemi armë plot”. Ai e shiste një pistoletë për rreth 1200 euro, ndërsa një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

Zjarr Tv Ad