Jepet masa e sigurisë arrest me burg për Hekuran Hoxhën, i njohur si Roni i Shijakut.
Ai u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit Vol-Vo-4.
Ai u ndalua më 18 janar 2019. 48 vjeçari është banues në Xhafzotaj të Shijakut.
Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Hekuran Hoxha i njohur ndryshe dhe si “Roni” i Shijakut është arrestuar dhe në vitin 2010 nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni “Vol-Vo 4” nis pas zbulimit të laboratorit të heorinës në Has.