Jetesa e papërballueshme, çiftet e reja “ëndërr” të blejnë një shtëpi: Ikni të gjithë nga Shqipëria, këtu as për 1 mijë vjet nuk ble dot banesë

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo produkt ushqimor ose jo, por edhe shërbim prej disa ditësh kushton më shtrenjtë në Shqipëri. Argumenti që parashtrohet është konflikti Rusi- Ukrahinë. Rritja e çmimeve ka  përfshirë edhe tregun imobiliar. Që nga nisja e vitit për të blerë  një shtëpi në qytetin e Elbasanit duhet të paguash më shumë. Teksa pohon rritjen e çmimeve agjenti imobiliar Shpetim Basha thotë se kjo ka sjellë një stopim të shitjes sa banesave këtë periudhë, ndërsa interesimi për të marrë banesa me qira ecën në kah të kundërt.

“Është shumë e vështirë për çiftet e reja, të gjithë jetojnë me shtëpi me qera. Unë do ta kisha shumë të vështirë pavarësisht se kemi ndihmën e familjeve. Kushtet ekonomike është faktori kryesor që ciftet nuk hedhin hapin e madh drejt bashkëjetesës”, u shpreh një qytetare.

“Shumë e vështirë sepse puna është zero. Nuk e di si do tia bëjë rinia e sotme sepse të jetosh me qera është shumë e vështirë. Ciftet stepen për të hedhur një hap drejt bashkëjetesës. Kam jetuar 8 vite me qera por tani kemi 1 vite që blemë shtëpinë tonë, në këto kushte shumë e vështirë”, tha qytetarja.

Çdo ditë që kalon një çift i ri,  e ka të pamundur të blejë një shtëpi për të krijuar strehëzën e tyre. Kjo shpesh i step ata të hedhin hapa të ngadaltë për të krijuar familje.  Prindërit janë edhe më pesimistë të krizës ekonomike. Ata thonë se në Shqipëri nëse nuk ke një biznes ose nuk je emigrant shanset për të blerë një shtëpi janë fare të vogla. Mes tyre nuk mungojnë thirrjet për tu larguar nga Shqipëria.

“Me këto rroga që janë shtëpia nuk blihet për 1 mijë vite, ndonjë që ka njerëz jashtë ose kanë një biznes. Unë fëmijët i kam të dy në Itali kanë nga 25 vite dhe kanë krijuar familjet aty. Po mos merreshim edhe fëmijët tanë me biznes nuk do të blinim dot banesë”, tha i moshuari.

Nëse në vendet e zhvilluara ndiqen praktika lehtësuese apo mbështetëse për familjet e reja në Shqipëri e vetmja mundësi shihet emigracioni.

Zjarr Tv Ad