JO ETIKE!/I ‘vodhi’ të dashurën, babai mohon të birin për një arsye të çuditshme

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Filozofi francez Jean-Paul Enthoven dhe ish partneri i Carla Brunit, ka mohuar të birin e tij, për shkak të publikimit të librit autobiografik të të birit “Le Temps gagné” (koha e Fituar). Carla Bruni, atë kohë e lidhur me filozofin, u nda dhe u lidh me Raphaël, një lidhje që zgjati nga viti 2001 deri në 2007, për tu bërë më pas bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Raphaël shkruan në librin e tij se e kishte lënë të atin “zemërthyer” dhe “të mbytur në një det mosmirënjohjeje”. Enthoven shprehet se ka ndërprerë çdo lidhje me djalin e tij 46 vjeçar Raphaël, pasi nuk i pëlqen që jeta private të bëhet publike.

“Nuk më pëlqen që jeta private e njerëzve të hapet në këtë mënyrë në publik … përse të trajtohemi kështu unë dhe njerëzit e mi të dashur duke u bërë objekt i syve grabitqarë denigrimit? Askush nuk ka të drejtë të grisë maskën që na nevojitet, pa asnjë të drejtë e vetëm për qejfin e tyre,” thotë Enthoven për të përditshmen Le Figaro.

Në librin me 500 faqe të Raphaël, Carla Bruni përshkruhet si “gruaja ideale”. Gjatë kohës së karantinës, e gjithë vëmëndja e mediave u fokusua sërish tek historia e Jean-Paul dhe Raphaël për lidhjen e tyre me Carla Brunin.

Zjarr Tv Ad