JO-ja për negociatat, Gjosha: Nuk e ka fajin Franca e Holanda që s’kemi gjykata

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha Fajtor Kryesor për mos hapjen e negociatave është Kryeministri Rama që e ka lënë vendin pa gjykata dhe pa zgjedhje me standarde. Në një dalje për mediat, Gjosha tha se nëse nuk ka reflektim, rruga për në Europë do jetë gjithmonë e mbyllur.

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e quan të pakuptimtë përpjekjen e Kryeministrit Rama për të gjetur arsye brenda BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Gjoshës, Qeveria ka dështuar me plotësimin e kushteve, dhe kjo është e dukshme.

Gjosha:  Sado arsye të mundohemi të gjejmë për situatën e brendshme të vetë BE, kërkesat e Francës për reformim të brendshëm apo balancën e pushteteve mes vendeve të BE dhe institucioneve të saj, askush nuk mund të thotë se Shqipëria ka shkëlqyer në detyrat e saj. Asnjë diskutim nuk rikthen dot shpresën e qytetarëve që vazhdojnë të largohen në masë çdo ditë. Asnjë hedhje faji mbi Francën dhe Holandën nuk na  bën ne më pak fajtorë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi.

Duke disa prej arsyeve që sipas ish-deputetes së LSI-së Europa i tha jo bisedimeve, Gjosha shprehu domosdoshmërinë e një pakti kombëtar për të dalë nga ky ngërç.

Zjarr Tv Ad