“Jo masakrës”, protestë kundër nismës që lejon ndërtimet në zonat e mbrojtura

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup aktivistësh po protestojnë këtë të enjte para Kuvendit kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria në ligjin për zonat e mbrojtura. Nisma që parashikon lejimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ka marrë kritika të zëshme nga opozita, shoqëria civile dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit. Reagimet kundër ndryshimeve ligjore nuk kanë munguar as nga ndërkombëtarët, megjithatë qeveria nuk duket të ketë shenja tërheqjeje, teksa këtë të enjte pritet votimi në Kuvend.

Protestuesit nga ana tjetër u kanë bërë thirrje deputetëve që të tërhiqen nga votimi i ligjit. Ata e cilësojnë ligjin shkatërrues për mjedisin dhe shprehen se do të sjellë ndërtime duke shkatërruar zonat e mbrojtura, duke sjellë një dëm të pakthyeshëm për mjedisin dhe duke krijuar përfitime veçse për biznesmenët pranë qeverisë.

“Nesër nuk do të ketë më bregdet pasi do të jetë pronë private e disa individëve dhe do të kërkojnë shuma marramendëse parash që ta shijoni natyrën tuaj, që fëmijët tuaj të luajnë ashtu si keni luajtur ju. Kjo është një masë që shkatërron të ardhmen e kombit, ajo i përket të gjithëve”, u shpreh një nga protestuesit në fjalën e tij.

“Do ja thyejmë xhamat parlamentit nëse e miraton”, foli e revoltuar një protestuese.

Zjarr Tv Ad