“Jo më me xhaketa të vjetra”/ Deputeti Sula kritika për opozitën: Mos të kthehemi në shtojcë të maxhorancës

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Dashnor Sula kritikoi opozitën e vendit për të cilën tha se nuk duhet të kthehet në shtojcë të maxhorancës.

Sula tha se opozita nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, duke përmendur këtu Kodin Zgjedhor të votuar nga të dyja palët në parlament.

“Fatkeqësia e opozitës është se reagimit shoqëror i ka rënë nervi. Kompromiset me maxhorancën duhet të jenë minimale. Opozita duhet të ishte e fortë. Opozita nuk ka përse të kthehet në shtojcë të maxhorancës e ky është problem tepër i madh. Opozita nuk ka identifikuar ende personat që do të drejtojnë fushatën, ndërsa lideri Sali Berisha është në arrest shtëpie.

Nuk mund të vazhdosh më me xhaketa të vjetra, por spektri i opozitës duhet zgjeruar. Votimet e fundit tregojnë se një pjesë e politikanëve të opozitës nuk janë të pëlqyer nga populli dhe duhet të ketë ndryshime të kuadrove”, deklaroi Sula per News24.

Zjarr Tv Ad