Mbrëmjen e 15 Prillit të 2019-ës, dy kryevepra të njohura për botën mbarë, dhe kryesisht për dy besimet më të praktikuara në shoqërinë e sotme, katolicizmin dhe myslimanizmin janë përfshirë nga zjarre masive.
Teksa nga njëra anë në Paris digjej Katedralja ‘Notre Dame’ nga ana tjetër një zjarr kishte shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem.
Në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem, siç shkruajnë mediat e huaja ka shpërthyer zjarri, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç.
Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen”.
Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit.
Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë për Al Mamlaka, TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen.