Joe Biden emëron anëtarin me gjini të pacaktuar si pjesë të qeverisë: E kam ëndërruar gjithmonë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar Sam Brinton, si kreun e departamentit të energjisë bërthamore, karburantit dhe mbetjeve.

Më herët, Brinton i cili vjen nga komuniteti i LGBTI, me gjini të pacaktuar, ka këshilluar Presidentin Donald Trump për çështjet e mbetjeve bërthamore, shkruan “The Uashington Examiner”.

Përmes një postimi në Linkledin ai shkruan se beson se do të jetë personi i parë me gjini të pacaktuar  në udhëheqjen e Qeverisë Federale.

“Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë, duke marrë pjesë në përpjekjet për të adresuar sfidat e  vendit të mbetjeve bërthamore. Do të bëj gjithçka që mundem për të sjellë ide inovative në këtë post qeveritar. Po, e di që nuk do të jetë e lehtë. Po, e kuptoj se kjo është një sfidë e madhe. Po, jam gati ta marr. Nuk mund ta kuptoni sa i emocionuar jam. Nervoz, por edhe kaq shumë i emocionuar”, shkruan Brinton.

Zjarr Tv Ad