“Jorida, për të mira”, Rama mban fjalën që i dha Tabakut në Parlament, mbush gotën dhe pi ujë nga çezma

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” deputeten demokrate Jorida Tabaku, e cila i tha dje në Kuvend që uji në çezmat e Tiranës nuk është i pijshëm.

Rama ka publikuar një video ditën e sotme në TikTok, ku shfaqet duke pirë ujë nga çezma ndërsa ironozon Tabakun, duke i thënë se duhet “të pijë ujë tirone”.

“Sa i mirë! Pini ujë Tirane, edhe ti Jorida si tironse, duhet të pish ujë tirone”, thotë Rama në videon e publikuar në TikTok.

Kujtojmë se një ditë më parë ,Tabaku tha se cilësia e ujit në kryeqytet lë për të dëshiruar. Më pas në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u zotua se do publikonte një video në “Tik-Tok” duke pirë ujë nga çezma, madje i tha Tabakut ta presë në shtëpi.

Zjarr Tv Ad