Jozefina Topalli: Nuk jam konsultuar me Berishën për krijimin e partisë së re…

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, tashmë është kryetarja e forcës më të re politike “Lëvizja për ndryshim” tha në “Opinion” se; vazhdon të komunikojë me zotin Berisha, por u shpreh se vendimi për të krijuar një forcë politike, ka qenë krejtësisht një reflektim i saj.

Gjithashtu, Topalli foli dhe për largimin e tre kryetarëve aktualë, të partive kryesore në vend, ku deklaroi se; ishte e gatshme të bashkëpunonte me të gjithë ata, që janë për largimin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: A keni kontaktuar me zotin Berisha këto kohë që keni ngritur partinë?

Topalli: Po, para 4 ditësh.

Fevziu: Keni folur për këtë gjë?

Topalli: Absolutisht jo, nuk flas. Kjo është iniciativë e imja, që ka ardhur si rezultat i një reflektimi të gjatë.

Fevziu: E pakonsultuar me zotin Berisha?

Topalli: E pakonsultuar. Është  një vendim që vjen pas një procesi,  sigurisht vendimi nuk vjen në çast. Dhe unë besoj se vendi ynë ka nevojë për ndryshim dhe politika në mënyrë dëshpëruese ka nevojë të largojë tre kryetarët e korruptuar  dhe për të gjet lider të pakorruptuar.

Vangjeli: Mendoni që duhet të qëndrojë i katërti?

Topalli: Të tre largohen duke ja ulur votat forcave të tyre politike dhe pastaj fillon procesi brenda forcave politike të tyre.

E pyetur nëse do të bashkohej më parti të tjera të djathta për të hyrë në zgjedhje, Topalli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve. “Në parim jam për të bashkëpunuar me të gjithë ata që janë për largimin e tre kryetarëve të korruptuar”, u shpreh Topalli.

Zjarr Tv Ad