Studentët e fakultetit Juridik janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ‘Petro Nini Luarasi’ për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur me mbylljen e portës kryesore me zinxhirë nga studentët bojkotues.
Vetë dekani i këtij fakulteti Artan Hoxha bëri të ditur këtë vendim përmes një prononcimi për median.
Mësimi do të nisë pasdite ne orën 14:00 ndërkohë që do të ketë mësim të shtunën dhe të dielën nga mëngjesi deri në darkë.
Por a ka mirëkuptimin e pedagogëve? Dekani u përgjigj: Po.
Ndërkohë një grup studentësh që vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe anulimin e ligjit kanë shkuar në gjimnaz dhe kanë mbyllur me zinxhir derën e këtij gjimnazi.
Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.