Juristi i njohur ngre dyshime për zgjedhjen e kreut të SPAK: Diçka u fsheh nën rrogoz

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot u zgjodh kreu i ri i SPAK, ku kryesoi me 5 vota Altin Dumani. Pas përfundimit të procesit, pati reagime të shumta nga politikanë, figura publike deri tek ambasadat.

Juristi Arbër Hoxha shprehet se, sa i përket zgjedhjes së kreut të SPAK “lufta që është bërë ishte shumë herë më e madhe sesa ajo që duhet të ishte”

Më tej ai tha se ka pasur një përplasje mes SHBA, donatorit kryesor të reformës dhe kryeministrit dhe duket se diçka që është luajtur nën rrogoz.

“Duket se ka pasur një përplasje mes SHBA, donatorit kryesor të reformës dhe kryeministrit dhe duket se diçka që është luajtur nën rrogoz ka qenë diçka jo shumë e këndshme. Roli kryesor i drejtuesit të prokurorisë është përcakton frymën e organizimit dhe të funksionimit të një prokurorie. Tre vjet më herët procedura e zgjedhjes së kreut të SPAK ka shkuar në një procedurë krejt të zakonshme., krejt të rregullt emërimi. Jo se nuk ka qenë i rregullt kësaj radhe por lufta që është bërë ishte shumë herë më e madhe sesa ajo që duhet të ishte.”, shprehet ai gjatë një intervistë televizive.

Burimi:Lajmet.al

Zjarr Tv Ad