Maurizio Sarri nuk përdor lojëra fjalësh, flet hapur kur pyetet mbi Pogba, zbulon pozicionin e ri të Ronaldos dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një koment për De Ligt. Në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit u ndal fillimisht tek blerja e fundit e “Zonjës së Vjetër”:
“Deri më tani nuk është stërvitur me shokët e skuadrës por sigurisht do ti rezervoj disa minuta në International Champions Cup.
Pogba? Më pëlqen më të vërtetë shumë por është një futbollist i Man.United. Nuk jam Drejtori Sportiv, nuk e njoh situatën për të thënë diçka më shumë”. Në fund nuk mungoi dhe një koment për C.Ronaldon:
“Cristiano ka fituar shumë si në nivelin individual ashtu dhe në grup. Tentativa e parë do të jetë për ta vendosur në krahun e majtë, të niset fillimisht nga aty por me cilësitë që ka nuk do të ishte aspak problem ta spostosh dhe 10 metra më përpara, nuk do të ndryshonte asgjë, nënvizoi Sarri.