Luizi duket se i ka shpallur “l ftë të ftohtë” banorit më të ri në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, gazetarit, Bledi Mane.
Gjatë një diskutimi me Oltën, Luzi i ka thënë aktores së Bledi ka dy ditë që s’ka ndërruar çorapet, e as rrobat.
Nga ana e saj Olta përpiqet të “mbrojë” Bledin, duke thënë se mund t’i ketë të gjitha çorapet njësoj, dhe se që prej ditës që ka hyrë ai ka pasur dhimbje të forta në dhëmballë.
Por Luizi nuk bindet, insiston në fjalët e tij, ndërsa thotë se nëse Bledi nuk e përballon lojën, të dalë nga shtëpia.
Pjesë nga dialogu Luiz-Olta:
Luizi: Dy ditë në shtëpi s’ka ndërruar çorapet. Nuk i ka ndërruar që ditën që ka ardhur.
Olta: Nuk e kam vënë re.
Luizi: E kam vënë re unë. Ti e di si jam une me detajet.
Olta: I dh emb shumë dhëmballa.Mos i ka njësoj. Luizi: Ka fjet me të njëjtat rroba. Thashë që si duhet imuniteti, të dali vetë.
Bledi Mane është banori më i ri që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai që në hyrje është pritur nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Dea Mishel.
Mane ka thënë se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë: Martesa dhe Big Brother Vip. Ai para hyrjes është përfolur se do të provokojë Luizin, pasi edhe ditë më parë kishte thënë se ai ka prirje bixhozi.
Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli i mbrëmshëm, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet. “Ti ke një nuhatje prej bastexhiu”, duke dashur të dijë nëse këngëtari do të pranonte se ishte i tillë.
https://www.instagram.com/reel/Cobz2d3Onjx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0697c0c2-3df6-47b8-8739-c8b626df0f64&ig_mid=F8F09F39-43D9-40BC-9CF7-736206D91196&mibextid=Zxz2cZ