Ka ndërruar jetë gazetari Italian Antonio Megalizzi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat italiane bëjnë të ditur se gazetari 29 vjeçar ndodhej në Strasburg për një projekt Europhonic. “Fatkeqësisht ne jemi të detyruar të konfirmojmë që kolegu ynë Antonio na ka lënë, mendimet tona shkojnë tek familja dhe te të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, prandaj respektoni momentin e dhimbshëm”-shkruan në Twitter Europhonica.

Ndërkohë, presidenti i Gazetarëve të Trentino Alto Adige Mauro Keller, duke shprehur dhimbjen e thellë, njofton se në ditët e ardhshme do të dorëzojë në familjen e Antonio Megalizzi kartën e regjistrimit të Urdhrit të gazetarit të ri, i cili në disa muajt e ardhshëm do të përfundonte praktikën për hyrjen në listën e publicistëve.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, e përshkroi vdekjen e Antonio Megalizzi si “një tragjedi të papranueshme” dhe shprehu “trishtimin e thellë” të tij për dhimbjen e familjes, të dashurën dhe miqtë e riut italian, reporterit viktimë e urrejtjes dhe fanatizmit përhapur nga vetë-vetëquajtur” Shteti Islamik’. Ngushëllime për humbjen e jtës së gazetarit shprehu edhe kryeministri italian Giuseppe Conte.

 

Zjarr Tv Ad