Ka ndërruar jetë një tjetër mësues si pasojë e koronavirusit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka humbur jetën si pasojë e korona*virusit, një tjetër mësues ditën e sotme.

Mësuesi që e humbi betejën, është Fatmir Sula, që zhvillonte mësim në shkollën “Bishqem” në Peqin. Lajmin e trishtë, e ka dhënë shkolla me anë të një postimi, në rrjetet sociale.

Një dhimbje të madhe, ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë. Jo vetëm ata që e njohin, por në veçanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas. Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prefsh në paqe! Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”, shkruan shkolla.

Fatmir Sula, është mësuesi i dytë që ka ndërruar jetë si pasojë e korona*virusit, ditën e sotme. Disa orë më parë, është raportuar se; korona*virusi i mori jetën edhe një mësuesi nga Fieri. Bëhet fjalë për mësuesin Gramoz Abedinaj, nga Roskoveci që ishte i moshës 60 vjeçare.

Zjarr Tv Ad