Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, një në pranga një në kërkim

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mashtronin dhe falsifikonin dokumenta, për të marrë kredi, janë proceduar dy persona ku policia ka mundur të ndalojë, njërin duke shpallur në kërkim tjetrin.

H.L., 33 vjeç banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L.A. Të dy shtetasit, bashkpunonin më njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar , për të falsifikuar dokumenta, të cilat ishin dyshuar si të falsifikuara.

Të gjitha materialet, i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi mbi këta shtetas, rëndojnë akuzat  për veprat penale “Mashtrimi në kredi”, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast, i veprimtarisë kr iminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi.

Është finalizuar nga specialistët e Seksionit të Kr imit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”.

Ndalohet 1 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit të Kr imit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kr iminale, në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit, H.L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim, shtetasi L. A.( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Po punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kr iminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi”, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Zjarr Tv Ad