Ka njerëz ende që kur debaton për komunizmin të nxjerrin si fakte filmat e Kinostudios

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Alfons Zeneli

Ka gjasa që të rivihet në skenë komedia “Prefekti” e cila si të gjitha veprat e socrealizmit shërbeu si kobure ideologjike e propagandistike për të vrarë të vërtetën.

Intensiteti dhe niveli i dhunës së asaj propagande ishte aq katastrofal sa që sot mund të ketë ende njerëz të cilët besojnë versionin e turpshëm të komedisë socrealiste.

Me një ligësi të skajshme “Prefekti” i komedisë u skalit si injorant, analfabet, armik, tradhëtar, katundar derr Tirone, spiun, i korruptuar etj.

Ndërsa Qazim Mulleti i vërtetë studimet e para i kreu në Manastir, pastaj vijoi në gjimnazin e famshëm Zosimea të Janinës dhe studimet e larta në Akademinë Perandorake Gallata Saraj të Stambollit.

Më vonë kreu edhe studime pasuniversitare ku u specializua në fushën e diplomacisë ushtarake. Gjithashtu ai zotëronte turqisht, greqisht, arabisht, latinisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Përveç të tjerave, Qazim Mulleti ishte pjesëmarrës në shumë ngjarje të kohës me rëndësi të madhe për fatet e kombit.

Ky ishte kokederri analfabet antikomunist sipas propagandës së kuqe.

Nëse doni të dini, nëse jeni kuriozë të kuptoni se çfarë është në gjendje t’i bëjë trurit të njeriut komunizmi, mund ta mësoni fare kollaj.

Nuk do zgjasë shumë dhe do shikoni se si relike të komunizmit do vazhdojnë ta quajnë komedinë “Prefekti” si një fakt historik.

Ka njerëz ende që kur debaton për komunizmin të nxjerrin si fakte filmat e Kinostudios dhe fotot e revistës “Në shërbim të popullit “.

Zjarr Tv Ad