Ka turp të tregojë origjinën Shqiptare në emiѕionin grek, rrjeti “krуqëzon” modelen Shqiрtaren (VIDEO)

0
518
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Edhe pse jemi në vitin 2023 ku paragjykimet për origjinën, racën dhe besimin fetar thuhet se janë rrafshuar, ka akoma raste ku shqiptarët në diasporë hezitojnë të tregojnë haptas prejardhjen e tyre.





I tillë është rasti i fundit në Greqi, me një konkurrente shqiptare në një emision mode në televizionin Skai.
Bëhet fjalë për Emilia Vodos.





Teksa u pyet nga juria e emisionit se nga vjen, ajo u shtang dhe tentoi të mos përgjigjej.
Më pas me inistimin e jurisë ajo tha se është “nga kudo” dhe në fund tha se është nga Pirea. Siç duket edhe nga video situata në studio është shumë e sikletshme.





Video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar negativisht sjelljen e Emilias.





Kujtojmë se në fillimet e karrierës së saj edhe këngëtarja shqiptare Eleni Fureira ka mohuar origjinën nga Fieri për shkak të racizmit dhe bullizmit që i bënin në shkollë.





Zjarr Tv Ad