Kadiu zbardh afatet e dorëzimit të dokumentacionit: Deri më datë 4 dhjetor përmbyllen primaret

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Fatbardha Kadiu ka zbardhur afatet e dorëzimit të domentacionit për hyrjen në garën e primareve në PD. Kadiu ka theksuar se procesi i primareve mbyllet deri më datë 4 dhjetor.

Kadiu: Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.

Bazuar në nenin 12 të statutit të PD, pika 3, kandidatët kanë tre opsione: mund të vetpropozohen; të propozohen nga anëtarësia; mund të jenë propozime nga vetë Kryesia e Partisë Demokratike.

Afati i fushatës është një afat përafërsisht 21 ditor.

Zjarr Tv Ad