Një ditë pas kallëzimit penal për 5 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar se ka caktiar Genc Gjokutajn si avokatin që do të merret me këtë çështje. Në një postim në rrjete sociale, teksa shtrëngon duart më te, Meta shprehet se “jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
Postimi i Metës:
Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik. Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!