Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darzezës/ Arrestohet shoferi 52-vjeçar…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luftar Panahori, shoferi i kamionit që shembi dje urën e Darzezës dhe ra në lumë, është arrestuar nga Policia e Fierit, raporton newsbomb.al. Sipas Policisë, ky shtetas ka kaluar mbi urë jashtë tonazhit të parashikuar, duke mos respektuar as tabelën sinjalistike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin Luftar Panahori, 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, njofton Policia.

Newsbomb.al sjell pamjet e urës së shembur në Darzezë dhe të kamionit të ngarkuar me dy rimorkiatorë. Në një prej tyre është i ngarkuar një konteiner dhe në tjetrin një ekskavator.

Zjarr Tv Ad