Kalon vetingun kryeprokurorja e Beratit, Eloida Goxhi

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për kryeprokuroren e Beratit, Eloida Goxhi.

Sipas verifikimeve që u bënë në kuadër të procesit të vetingut, Goxhi rezultoi e pastër duke u konfirmuar në detyrë.

Gjithashtu, me shumicë votash u vendos transferimi i çështjes nr 420 dt. 20. 05. 2013 pranë organit kompetent për inspektim, për shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Gjithçka nisi pas tre denoncimeve të bëra nga qytetarët kundrejt kryeprokurores.

Për sa i takon  takon pasurisë, Goxhi rezultoi pa probleme.

KPK konstatoi se gjithë kursimet e Goxhit ndër vite kapin vlerën e 2.7 milionë lekëve dhe kanë si burim pagën e saj si prokurore.

Zjarr Tv Ad