“Kam 5 muaj pa rrogë dhe s’e kam problem”, Fevziu pyet Bardhin: Po me çfarë jeton ti?

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Secili prej kolegëve ka muaj pa pagë dhe nuk ka qenë fare ky një shqetësim”. Ka qenë kjo deklarata e bërë në emisionin “Opinion” nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziun, i cili e ka pyetur Bardhin se me çfarë jetojnë nëse nuk jetojnë me rrogat që marrin si deputetë të Kuvendit.

Gazment Bardhi: Kemi shkuar me zgjidhje konkrete në Konferencën e Kryetarëve, kemi dakordësuar ato 3 zgjidhje për shqetësimet e opozitës dhe parlamenti është rikthyer në normalitet siç kishim premtuar publikisht për 5 muaj rresht në çdo dalje publike. Veprimtaria e Kuvendit do të vijojë normalisht punimet e saj, mazhoranca në punën e vet, opozita në punën e vet.

Blendi Fevziu: Për atë pjesën e zbehjes së aksionit opozitar, që ju tha Tela, kishte informacione që deputetët hynin fshehtazi në mbledhje online vetëm për të marrë rrogën.

Gazment Bardhi: Unë nuk e di këtë. Unë di që secili prej kolegëve ka muaj që është pa pagë dhe nuk ka qenë fare ky shqetësim. Unë kam 5 muaj që nuk jam në Kuvend, një seancë hyja dhe përjashtohesha 10 ditë apo 20 ditë, po nuk e kam parë si problem.

Blendi Fevziu: Duhet parë se me çfarë jetoni ju kur nuk jetoni me rroga?

Gazment Bardhi: Nuk e kam fare problem këtë lloj çështje. Ajo që kishte rëndësi ështe se ne rezistuam derisa të drejtat tona kushtetuese u përmbushën.

Zjarr Tv Ad