“Kam frikë se…”, Robert Papa zbulon nëse do të jetë në protestën e Sali Berishës: Në Shqipëri është luks i madh të kemi një…

0
1252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sa i takon thirrjes së Sali Berishës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të bashkohen në protestën e 7 korrikut dhe nëse ai do të shkojë, gazetari Robert Papa i ftuar në MCN TV pohoi se nëse do jetë në Tiranë, do e vendosë veten e tij në dispozicion të protestës, ndonëse tha se ka frikë se ambasadorja amerikane do bëjë thirrje për të mos shkuar.

“A kam të drejtë dhe unë të votoj? Ne të tjerët dërgojmë me mijëra dollarë dhe mbajmë gjallë ekonominë. Ne kemi të drejtë për votë. Berisha ka të drejtë dhe thotë votimi online. Shqipëria është si këtu dhe atje.

Ideja që ne të votojmë, kam frikë se ne jemi gjysma e votuesve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë që të përfaqësohemi në parlament, jo vetëm të votojmë. Ju kërkoni votat tona. Fan Noli ka qenë deputet nga Amerika.

Nëse zgjidhet kjo formulë. Kush është ai shqiptar që lë Amerikën dhe vjen në parlament për një rrogë 1 mijë dollarë. Ne duam të votojmë. Është e drejta kushtetuese e atyre që duan të votojnë.

Këtu bllokohet kufiri gjatë zgjedhjeve. Mund të votohet me zarf. Por a kemi besim te Posta Shqiptare? Nuk besoj!”, u shpreh Papa.

Cilësimin e Berishës si fronti opozitar me të gjitha hallkat e shoqërisë, e cilëson si emër të gjetur.

“Personalisht e di që protestat janë të së majtës jo të së djathtës. Por në Shqipëri është luks i madh të kemi një Kryeministër që nuk shkon në festën e Amerikës dhe që nuk e njeh ekonominë.

Kur vetë Partia Socialiste nuk e largon, atëherë do të bëhet me protesta. Mund të përdoren fjalë protestë, demonstratë dhe askush nuk duhet të frikësohet. Çdo popull kur e shikon që nëpërkëmbet dhe shtypet ka të drejtë jo vetëm të protestojë, por populli ka të drejtë ta përmbysë me armë qeverinë.

Unë nuk uroj të ketë dhunë. Por nuk durohet kjo shtypje, kjo mungesë lirie, kjo arrogancë. Hapej një tunel pas 15 vjetësh dhe këndohej sikur ishte Enver Hoxha, kjo është e turpshme”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad