Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

0
6814
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në MCN TV gazetari Robert Papa lidhur me festën e pavarësisë së Amerikës, 4 korrikun, e cila u mbajt dy ditë më parë në Pallatin e Brigadave dhe ku fjalën kryesore e mbajti Presidenti në ikje Ilir Meta, nëse është rikthyer një paqe mes tij me ambasadoren Yuri Kim, deklaroi se mesazhe dërgohen.

“4 korriku është revolucioni amerikan, solli tregun e lirë, demokracinë përfaqësuese dhe të drejtat e individit. E kam festuar ‘92-in, ‘93-in, ‘94-ën, ‘97-ën në ambasadën amerikane.

Ambasada amerikane shpenzon nga paratë e taksapaguesve dhe të miat. S’di pse mund të bëhet te pallati mbretëror. Tani mesazhe dërgohen. Fakti që nuk është Rama, është fakt skandaloz.

Kryeministri i vendit mbase ka mësuar se do jetë Meta, ose ndoshta Kim ka mësuar se nuk do vijë Rama dhe ka ftuar Metën. Me protokoll duhet të ishte dhe Berisha.

Nëse ke ftuar Metën të akuzuar për korrupsion dhe e ke injoruar për 3 vjet, tregon se e ke futur në një përplasje të madhe me grupimin e Berishës dhe Ramës. Nuk mund ti japim mend superfuqisë.

Kim ka treguar se nuk ka qenë në nivelin e lartë si diplomate. Nuk më lë shije të mira. Pallati i Brigadave? Është e turpshme që Amerika të bëjë një festë me këtë kod.

Ka bërë gafë tjetër kur ka përmendur Hoxhën që do hamë bar. Shqiptarët e duan Amerikën dhe mbesin pro-amerikanë”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad