“Kam përmendur eshtrat e babait tim, jo të nxënësit”- Flet mësuesja që u godit me karrige nga gjimnazisti: Sherri nisi me kushëririn e tij, isha e ngarkuar emocionalisht kur debatuam

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Majlinda Palushi, mësuesja që u godit me karrige nga nxënësi në shkollën “Hydajet Lezha”, ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen, ku është shprehur se nuk i ka përmendur gjimnazistit eshtrat e të atit të tij.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, mësuesja është shprehur se sherri ka nisur me djalin e xhaxhait të 16-vjeçarit, e më pas me të.

Palushi është shprehur se ishte e ngarkuar emocionalisht në momentin e debatit, por mohon kategorikisht t’i ketë përmendur eshtrat e të atit.

Deklarata e mësueses:

Nuk kam qenë në gjendje as me fol. Kam qenë me klavikulë të thyer. Për momentin diçka jam, me qetësues. Do rri dy muaj në spital, për rikuperimin e klavikulës. Po të ishte puna se i kam përmendur të atin do të kishte sulmuar në tavolinë, jo pas 5 minutash.

Debati ka nisur me djalin e axhës së vetë. Dhe ai ka marrë telefonin dhe ka kaluar te banga e djalit duke qeshur me të madhe në klasë. I thashë ‘ca bën mor djalë, a ka mundësi me dalë jashtë?’

‘Asgjë s’po bëj, po shoh video’. Nuk doli dhe do i vendosja mungesë. Ai u çua dhe erdhi për të më shtyrë fletoren. Mora telefonin dhe do thirrja policen e shkollës. Ajo nuk ma hapi telefonin. Nxënësit filluan duke qeshur, kryesisht kushëriri i djalit. Mirë kjo, në këtë kohë, ky u kthye. Ok meqë s’po vinte policja, thashë vazhdojmë.

Ky djali filloi duke bërë hilaritet. I thashë ti ke gojë me fol që me zor ke kaluar vitin e parë.

Ndoshta isha e ngarkuar emocionalisht, dhe duke më thënë se jo t’i do më kalosh, bëra be që sa vite më ka vdekur im atë. Ia kam bërë te tavolina e tij. Nëse do i kishte përmendur babain e tij, do të kishte reaguar aty.

‘Do të shihemi në fund nëse do e marrësh apo jo shkollën’, dhe bëj be për eshtrat e babait tim.

Kam shkuar në tabelë për të shkuar te nxënësi që kisha aty. Kishin kaluar 4-5 minuta kur kam dëgjuar zhurmë dhe sa u ktheva më ka rënë karrigia në supe. Ka qenë Zot i madh që s’më ka rënë në kokë. Në ato momente do më kishte rënë të fikët nëse s’do më mbante nxënësi që ishte në tabelë. Se jam dhe asmatike.

Në spital ka ardhur xhaxhai duke më kërkuar falje dhe me dhënë deklaratën e faljes, për të nxjerrë nxënësin nga burgu. E kam dhënë. Nuk dua të dënohet se është fëmijë.

Në asnjë video, në asnjë rast, unë nuk kam përdorur dhunë fizike. Fjala e vetme që kam përdor ka qenë majmun, njëherë në jetë time në 32 vite në gjimnaz. Mund t’i kem thënë kakarriq i papjekur, shprehje që e përdorim ne.

Në lidhje me dëshminë e një vajze, nënëse në shkollën ku ndodhi ngjarja, e cila deklaroi se mësuese Majlinda Palushi i ngel për të marrë para, kjo e fundit tha se do ta gjejë kush është dhe do ta denoncoj.

“Vajzën do ta denoncoj. E para gjë që do të bëj sapo të kthehem në Lezhë, të parën punë që do të bëj do të kërkoj emrin e kësaj vajze. Do ta denoncoj direkt. Nuk e dini presionin që ne kemi në klasë, ku vijnë nxënës pa libra, pa stilolaps. Kemi dy vjet që e mbajmë atë klasë me shpirt e me dhëmbë. Jemi ankuar dhe na thonë duroni dhe merreni me qetësi. Si ta marrim me qetësi kur të tallin dhe rrinë në telefona”, tha Palushi.

Zjarr Tv Ad