
13 persona kanë ndërruar jetë në Korenë e Veriut, pasi kanë bërë vaksinën kundër gripit, ndërkohë, që zyrtarët e shëndetit publik atje, kanë refuzuar që të pezullojnë programin e vaksinimit, kundër gripit sezonal.
Autoritetet shëndetësore thanë se; nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre vd*ekjeve dhe vaksinave. Në mesin e vik*timave, është një djalë 17 vjeç. Në këtë program të vaksinimit, i cili është falas, pritet të përfshihen rreth 19 milionë adoleshentë dhe të moshuar.
“Numri i vd*ekjeve është rritur, por ekipi ynë sheh mundësi të vogël që vd*ekjet janë rezultat i vaksinave”, tha Jeong Eun-kyeong, nga Agjencia Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Koreja Jugore, e rriti me 20 për qind numrin e vaksinave kundër gripit këtë vit, për shkak të rrezikut për personat që mund të preken njëkohësisht, nga korona*virusi dhe gripi dhe mbingarkimit të mundshëm të spitaleve.
“Unë kuptoj dhe më vjen keq që njerëzit që janë të shqetësuar për vaksinën”, tha Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo të enjten, por konfirmoi se zbatimi i programit të vaksinimit do të vazhdojë.